Flash News

KRYESORE

Protesta kundër Ramës në Lezhë, policia çon për ndjekje penale gjashtë protestues

Protestën e banorëve të Torovicës kundër qeverisë policia e Lezhës e ka cilësuar si të paligjshme. Për gjashtë prej protestuesve policia ka referuar materialet në Prokurori.

Sipas policisë ndaj gjashtë personave rëndojnë akuzat për organizim të paligjshëm si dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 14.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasit P.M, D.B, S.J, E.F, GJ.Ç dhe N.T, vjeç 51, 50, 63, 33, 36 e 39, banues në Torovicë, Lezhë e Grykë Lumi, pasi dyshohet se më datë 12.01.2018, në sheshin para Bashkisë Lezhë,  kanë organizuar manifestim të pa ligjshëm, si dhe për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Nenet 262 e 236 të Kodit Penal.

Të fundit