Flash News

KRYESORE

Protesta kundër Vuçiç dhe Dodik, Vetëvendosje kërkon lirimin e të arrestuarve

Protesta kundër Vuçiç dhe Dodik, Vetëvendosje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka kërkuar lirimin e dy të rinjve të arrestuar nga policia, pas protestës kundër vizitës së Vuçiç dhe Dodik në Tiranë. Përfaqësuesit e saj janë në Komisariatin Nr. 2, ku po marri informacione për arsyet e shoqërimit të tyre.

“Protesta e organizuar kundër Vuçiqit dhe Dodikut është mbyllur. Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar sipas informacioneve të raportuara nga mediat. Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25-26 vjeç”, shkruan VV-ja.

Tubimi paqësor nisi në orën 18:00 para monumentit të “Vëllezërve Frashëri” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por policia nuk pati dhënë lejë për organizimin e saj.

Të fundit