Flash News

KRYESORE

Protesta masive në Bullgari, kërkohet dorëheqja e kryeministrit (FOTO)

Pas Bjellorusisë, protesta masive kanë shpërthyer ditën e sotme dhe në Bullgari. Mijëra bullgarë kanë protestuar ditën e sotme parlamentit bullgar duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borisov dhe kryeprokurorit të vendit, Ivan Geshev.

Protestuesit akuzojnë tre herë kryeministrin Borissov, 61 vjeç, për dështimin për të luftuar korrupsionin që shkatërron sundimin e ligjit dhe përfiton manjatët e fuqishëm në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian.

Policia ishte e pranishme në të gjitha bulevardet që të çojnë në ndërtesën e Parlamentit bullgar, ku po mbahej një seancë, dhe protetsuesit hodhën vezë dhe mollë drejt tyre.

Mediat bullgare raportojnë se përshkallëzimi filloi kur protestuesit sulmuan automjetet e policisë. Ndërsa nuk munguan thirrjet: “Kjo është Bullgaria, nuk është Bjellorusia!”

Gjatë protestës së sotme pati dhe arrestime nga ana e policisë.

Të fundit