Flash News

KRYESORE

Protesta më e madhe e opozitës, Policia e Shtetit deklaratë: Disa të plagosur, mes tyre tre efektivë

Protesta më e madhe e opozitës, Policia e Shtetit deklaratë: Disa

Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të protestës më të madhe të opozitës së bashkuar.

Sipas Policisë së Shtetit, protesta nuk ishte e ligjshme, pasi nuk ishte dhënë leje për tubim para ambienteve të Parlamentit.

Po ashtu, si pasojë e incidenteve sipas policisë pati disa të lënduar, mes tyre edhe tre policë.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme.

Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Të fundit