Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Protesta/ Mediu në takimin e OSBE-së: Cili do të jetë roli juaj?
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur lidhur me protestën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre kundër qeverisë, korrupsionit, krimit të organizuar dhe kërkesës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në një takim të OSBE në Vjenë.
Gjatë fjalës se tij, Mediu tha se edhe në raportet e OSBE për zgjedhjet e kaluara ishte theksuar blerja e votës dhe ndërhyrja në procesin zgjedhor të elementëve kriminalë. Këto janë disa nga arsyet e forta që kanë sjellë protestën masive të shqiptarëve kundër Edi Ramës dhe qeverisë të inkriminuar.
“Në prezantimin tuaj ju përmendët se fatkeqësisht ne po protestojmë në Tiranë, si do të përfshihet Asambleja Parlamentare e OSBE-së në kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit në mënyrë që të gjendet një zgjidhja e këtyre protestave. Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë diskutime në lidhje me ndryshimet e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë gjë e cila përcjell shqetësim në Ballkan dhe konflikt në rajon. Cili do të jetë roli juaj në lidhje me këtë çështje?”, shprehet Mediu.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/02/WhatsApp-Video-2019-02-21-at-14.55.02.mp4"][/video]