Protesta/ Meta anulon agjendën zyrtare, ndërpret vizitën në Azerbajxhan dhe kthehet në Tiranë

Protesta e opozitës së bashkuar ka bërë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën, të ndërpresë vizitën e tij zyrtare në Azerbajxhan.

Burime të Politiko.al pranë Presidencës bëjnë me dije se Meta është kthyer mbrëmë në darkë nga Azerbajxhani ku ndodhej për vizitë zyrtare. Sipas agjendës zyrtare planifikohej që presidenti Meta të vinte sonte në darkë  ndërkohë që ka mbërritur në Tiranë mbrëmë në darkë.

Meta është në zyrë duke ndjekur hap pas hapi protestën e opozitës së bashkuar.