Flash News

KRYESORE

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 15 persona po marrin trajtim mjekësor

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 15 persona po marrin trajtim

Ndërkohë që mediat kanë raportuar për dhjetëra të lënduar gjatë protestës së sotme, të cilët kanë pasur gjendje të fikti dhe helmimi nga gazi lotsjellës, Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për media, duke lajmëruar se në spitalin universitar të Traumës janë duke marrë trajtimin e nevojshëm 5 policë, 2 përfaqësues të medias dhe 5 protestues.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 5 policë të lënduar janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm. Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbetur të lënduar edhe dy përfaqesues të medias dhe 5 protestues.

Me herët, 2 policë me dëmtime në kokë dhe kurriz,nga mjete të forta, u dërguan në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e duhur mjekësor. Në total, janë 15 persona që po marrin trajtim mjekësor në 3 spitalet universitare të Tiranës.

Të fundit