Flash News

KRYESORE

Protesta në Barcelonë kundër qeverisë madrilene

Protesta në Barcelonë kundër qeverisë madrilene

Protestuesit janë konfliktuar me policinë në Barcelonë, gjatë tubimit të organizuar kundër vendimit të qeverisë spanjolle për të mbajtur një mbledhje kabineti në kryeqytetin katalanas, në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u zhvilluan pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Me dhjetëra demonstrues dolën në autostradën që kalon pranë bregut, ndërsa forcat speciale u angazhuan që t’i lëviznin me forcë prej andej. Disa mbanin jelekë të ngjashëm me ato të aktivistëve francezë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez deklaroi se ishte vendosur që mbledhja të zhvillohej në Barcelonë, për të treguar se ky ekzekutiv i shërben të gjithë qytetarëve të Spanjës.

Të fundit