Flash News

KRYESORE

Protesta në Berat për vendimin e Gjykatës Administrative kundër malit të Tomorit park kombëtar

Qytetarët e Beratit po protestojnë për vendimin e djeshëm të Gjykatës Administrative të Tiranës që rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e malit të Tomorrit “Park Kombëtar”.

Me ta është bashkuar edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, si dhe drejtues të pushtetit vendor.

Ata mbanin ën duar pankarta me mesazhet: “Mos ma prek Tomorrin”, “Tomorri park natyror”, “Do ju përgjigjet vetting-u dhe Abaz Aliu”, “Jo shkatërrimit të malit” etj, banorët kanë kërkuar rrëzimit e vendimit të Gjykatës Administrative.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e vështirë por një luftë e drejtë.

“Ne jemi këtu në Berat për të dënuar me forcë një vendim të djeshëm të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, pasi me truke ata duan të mbrojnë interesat e një komunuteti të vogël që jane ata biznesmenët e gurit. Këta biznesmenë, tha Klosi, e kanë shkatërruar malin, prej 20-vjetësh ata kanë shkatërruar të gjithë pllajën dhe hyrjen e parkut natyror të Tomorrit, që në ditët e shenjta të Abaz Aliut vizitohet nga rreth 500 mijë pelegrinë. Të gjithë ata biznesmenë janë në shkelje të ligjit sepse ata s’kanë zbatuar koordinatat, askush nuk e ka ripyllëzuar zonën e dëmtuar, ata nuk e kanë zbatuar kontratën me shtetin dhe për këtë i’u është revokuar leja.’, tha Klosi.

Ministri deklaroi se 4 gjyqtarët: Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve të të gjithë qarkut të Beratit.

Të fundit