Flash News

KRYESORE

Protesta në Çeki kundër Zdenek Ondracek: Komunistët janë vrasës

Protesta në Çeki kundër Zdenek Ondracek: Komunistët

Mijëra protestues bllokuan qendrën e Pragës dhe qytete të tjera mbrëmjen e së hënës duke kundërshtuar vendimin e parlamentit çek, pas emërimit të një ish-oficeri komunist në krye të komitetit për zbatimin e ligjit .

Protestuesit mbanin në duar letra në formën e shkopinjve të gomës të përdorura nga policia dhe slogane “komunistët janë vrasës”në shenjë zemërimi për caktimin e Zdenek Ondracek, deputet i Partisë Komuniste Çeke, si përgjegjës i inspektimit të përgjithshëm të forcave të sigurisë.

Zgjedhja e Ondracek u konfirmua në një votë të parlamentit çek javën e kaluar, pavarësisht kundërshtimeve se ai ishte pjesë e njësisë policore e cila përndoqi dhe keqtrajtoi kundërshtarët e regjimit komunist përpara Revolucionit të vitit 1989. Ondracek nuk ka mohuar veprimet e tij e madje ka deklaruar se ai nuk pendohet për çfarë ka bërë në të shkuarën.

Qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për të ardhmen e demokracisë në Republikën Çeke.

Nisur nga reagimi masiv, Kryeministri premtoi se do të lobonte kundër caktimit të Ondracek në krye të komitetit për zbatimin e ligjit, por shumë qytetarë e kritikuan propozimin dhe akuzuan Babis se vetëm po përkulet ndaj presionit publik.

Të fundit