Flash News

KRYESORE

Protesta në ditën e 64-të, banorët e “Astirit”: Mbrëmë Rama bëri propagandë tek servili i tij

Protesta në ditën e 64-të, banorët e “Astirit”:

Banorët e “Astirit” kanë bllokuar sërish rrugën në ditën e 64-të të protestës. Ata vijojnë të kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, sipas të cilit atyre do t’iu shemben shtëpitë.

“Rama ka përdorur tre elementë për të ndikuar negativisht protestën tonë dhe të studentëve. Fillimisht ka bërë propagandë, sikurse edhe mbrëmë me atë palaçon që është edhe servili i Ramës (Ermal Mamaqi), është munduar të na përçajë por nuk ia ka arritur dhe së fundmi, ka angazhuar policinë dhe grupe kriminale për të na bërë të heshtim”, thotë njëri prej banorëve.

“Studentët janë e ardhmja jonë”, thërrasin banorët, duke shprehur edhe mbështetjen e tyre për studentët, të cilët pritet të rifillojnë nesër protestën.

Të fundit