Flash News

KRYESORE

Protesta në Elbasan, Balla e nxjerr inatin te Basha: E ke shndërruar partinë në shoqatë

Protesta në Elbasan, Balla e nxjerr inatin te Basha: E ke shndërruar

Lulzim Basha e ka shndërruar partinë e idealeve të dhjetorit në një shoqatë, pasi sot në një qark të madh si Elbasani, nxorri në protestë vetëm 19 vetë. Kështu komentoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëheraz, deputet i qarkut, Taulant Balla në nisje të takimit të llogaridhënies publike në Cërrik.

“Nuk jam kundër protestave”, shtoi Balla, “por jo kur ato vihen në shërbim të një individi”.

“Pra, shikoni si e bëri, Lulzim Basha partinë e idealeve të dhjetorit e shndërroi  në shoqatë”, tha ai.

Qytetarët protestuan sot në Elbasan kundër pranisë së kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht se Balla pretendon për një protestë të vogël, policia u përpoq t’u hiqte qytetarëve pankartat që mbanin kundër Ramës.

Rama pritet me protesta në Elbasan, detyrohet të anulojë takimin. Policia përplaset me qytetarët dhe deputetin e PD

Të fundit