Flash News

KRYESORE

Protesta në Elbasan/ Policia padit deputetin e PD, e akuzon për 4 vepra penale

Protesta në Elbasan/ Policia padit deputetin e PD, e akuzon për 4

Policia e Elbasanit ka paditur deputetin e PD, Luciano Boci duke e akuzuar për 4 vepra penale lidhur me protestën për shkollën në Nikël, Elbasan.

Gjithashtu, Policia e Shtetit rithekson edhe njëherë se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije gjatë protestës.

Deklarata e Policisë:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Policia e Elbasanit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim”, (neni 129) “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” për deputetin Luçiano Boçi dhe ndaj disa shtetasve të tjerë, të moshës nga 25 deri në 60 vjeç.

Policia e Shtetit rithekson edhe njëherë se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije. Është pyetur në prani të të afërmve dhe psikologes, i mituri që u shfaq në disa media si i keqtrajtuar. Është kryer një akt ekspertimi për fëmijën, si dhe janë marrë në shqyrtim pamjet filmike në dispozicion. Nga të gjitha veprimet proceduriale të kryera, nuk rezulton që fëmija të jetë keqtrajtuar nga Policia apo të ketë ndonjë dëmtim.

Policia e Elbasanit edhe njëherë shpreh keqardhjen për akuzat e ngritura si dhe përpjekjen e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, për të përbaltur punën e Policisë me qëllim pengimin në përmbushjen e misionit të saj, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, të cilët për disa orë u penguan të qarkullonin në të dy kahet e aksit kombëtar Elbasan – Librazhd.

Të fundit