Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Protesta në Kosovë në mbrojtje të minorenes së abuzuar nga mësuesi dhe polici
Kosova është tronditur nga historia e përdhunimit të një 16-vjeçareje, të cilën e bën edhe më të rëndë fakti që kalvarin e vajzës e ka thelluar më shumë pikërisht personi që duhej ta ndihmonte. Ngjarja ka shkaktuar indinjatën e organizatave të ndryshme, të cilat kanë protestuar sot në Prishtinë me moton “Përdhunuesit në burg!”.
Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Por, tmerri i saj vetëm sa kishte filluar. Hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të.
Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti, në Prishtinë.
Sot, të tre këta njerëz po paguajnë faturën e veprimeve të tyre. Hetuesi 50-vjeçar u vu në pranga të martën, ndërsa ishte media kosovare “Insajderi” e cila informoi Prokurorinë për rastin e rëndë, duke vënë në lëvizje mekanizmin e drejtësisë.
Klinika e mjekut që kreu abortin është bastisur nga forcat e rendit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Drenasit sqaroi se edhe mësuesi Shkëlzen Gjekaj është pezulluar.
Nëna e viktimës rrëfeu për “Klan Kosovën” se e dinin për abuzimin e mësuesit, por jo për atë të policit. Abuzimi i të miturës ka shkaktuar një valë të gjerë indinjate në Kosovë, ku për këtë ngjarje janë organizuar këtë të enjte edhe protesta me moton “Përdhunuesit në burg!”.
Dega e “Youth Initiative for Human Rights” në Kosovë (YIHR KS) ftoi të gjithë aktivistët dhe aktivistet e saj, sikurse edhe qytetarët të mblidheshin para stacionit policor në Prishtinë në mesditë, por edhe në Drenas, për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.
“Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar me një të mitur nga Drenasi, na tronditi të gjithëve, e kjo kërkon reagim mbarëqytetar. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera të zhvillohen në heshtje”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.