Flash News

KRYESORE

Protesta në ‘Rrugën e Kombit’, prokuroria heton edhe policët e Kukësit

Protesta në ‘Rrugën e Kombit’, prokuroria heton edhe

Krahas protestuesve, prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet edhe për efektivët e policisë së Kukësit të cilët u angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. ABC News raporton se nga prokuroria lokale mësohet se ka nisur një çështje më vete nga ajo e protestuesve, për punonjës të policisë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprime arbitrare gjatë protestës.

Aktualisht hetimet janë në fazën e verifikimit të urdhrave nga drejtuesit e policisë, si dhe verifikimi i akteve fizike të efektivëve policorë gjatë përplasjes së protestuesve me policinë.

Deri më tani nuk ka njoftime për asnjë punonjës të proceduar ndërkohë që nga ana tjetër 23 protestues u ndaluan. 11 prej tyre vijojnë të jenë në burg, dy në arrest shtëpie ndërsa për pjesën tjetër u dha masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Të fundit