Flash News

KRYESORE

Protesta në Shkozë, banorët bllokojnë rrugën

Banorët e Shkozës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Në shenjë proteste banorët kanë bllokuar rrugën duke vendosur kazanët e mbeturinave ndërsa kanë ndezur edhe zjarre.

Në mbështetje të banorët janë edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Banorët shprehen se banesat e tyre janë të legalizuara ose në proces legalizimi dhe se qeveria nuk ka parashikuar dëmshpërblimin e tyre.

Të fundit