Flash News

KRYESORE

Protesta në Shkup kundër ndërrimit të emrit, djegin fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev

Protesta në Shkup kundër ndërrimit të emrit, djegin

Me mesazhin “Ne jemi Maqedoni” dhe nën organizimin e lëvizjes “Emri jonë, e drejta jonë”, në sheshin “Maqedonia” në Shkup, u protestua kundër ndërrimit të emrit, kushtetues dhe identitetit.

 Protestuesit theksuan se janë të pakënaqur nga politikat që i cenojnë interesat kombëtare të popullit maqedonas.

“Erdha që ta ruaj karakterin unitar të Republikës së Maqedonisë. Duam ta ruajmë emrin tonë maqedonas. Me tradhtarë si këta, Zoti na ndihmoftë. Pozicionet e Maqedonisë asnjëherë nuk do të lëvizin nga dinjiteti maqedonas. Emri shekullor nuk guxon të cenohet, gjuha nuk guxon të preket dhe identiteti nuk guxon të sillet në pikëpyetje”, janë shprehur disa protestues.

Një prej kërkesave ishte edhe ndërprerja e bisedimeve dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Në të njëjtën kohë që protestohej në Shkup, protesta të maqedonasve të diasporës u organizuan edhe në vende të ndryshme të botës.

 Në protestën në Australi, një pjesë e protestuesve dogjën fotografinë e kryeministrit, Zoran Zaev.

Të fundit