Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Frano Kulli
Deri dje Kryeministri, z. Edi Rama, artist për nga formimi bazë, nuk është ndjerë përreth protestës që aktorët e Teatrit Kombëtar, aktorë edhe nga qytete të tjera kryesore të Shqipërisë, kanë nisur e po bëjnë prej më se një jave, përkundër një projektligji dhe vetë Ministres së Kulturës që e ka përgatitur, i cili, simbas tyre u cënon atyre edhe ato liri jo të plota që ato kanë pasë deri më tani për ushtrimin e profesionit të tyre, që është aktrimi , teatri pra.
Simbas projektit, i cili me gjasë do të bëhet edhe ligj e gjithë lëvizja teatrore, përfshirë atë të Teatrit Kombëtar dhe atyre të qyteteve të tjera të Shqipërisë, kërkon të centralizohet administrativisht, domethënë , ndryshe nga çka qenë deri më tani ku trupat teatrore, në njëfarë mënyre administroheshin nga bordet e tyre, tani e masandej do të drejtohen e komandohen vetëm nga një "dorë", domethënë nga Zonja Ministre e Kulturës sot dhe nga ministri pasues nesër. Njëherësh me projektligjin, aktorëve iu është kërkuar të lirojnë godinën e teatrit ekzistues, me arsyetimin e rindërtimit të tij, i cili për hir të së vërtetës është i domosdoshëm, madje ka një nevojë ulëritëse prej kohësh. Veçse, kjo iu është kërkuar atyre, pa i njohur ata aspak me projektin rindërtues a me ndonjë projekt tjetër të një Teatri të ri, i cili, më së paku duhej konsultuar në radhë të parë me aktorët si grup interesi. Por edhe me publikun e gjërë qytetas, domosdo. Se po bëhet fjalë për Teatrin Kombëtar dhe jo për një ngrehinë, që e çfarëdo destinacioni qoftë, nuk mund të kishte rëndësinë e Teatrit qoftë edhe si vepër urbane.
Dje, z. Kryeministër, nëpërmjet FB (!) ka kumtuar nëpërmjet bashkëbisedimit me një fansin e vet, i cili e pyet: i ke dëgjuar Robert Ndrenikën e Bujar Asqeriun: "Jo nuk i kam dëgjuar ata që s'dinë çfarë duan".
Si gjithnjë edhe kësaj here, në stilin e tij tallës e fyes, përbuzës me këdo e me gjithkënd. Me punëtorë, fshatarë, profesorë e gazetarë...E drejtë që ai ia ka dhënë vehtes qyshkur ka zënë atë karrigen pezante të pushtetit të lartë. Edhe kësaj radhe njësoj, pa u vënë sadopak në sedër se po flet për atë specie njerëzie këtu në Shqipërinë tonë, që për aq sa kanë bërë do të mbahen mend e të kujtohen për mirë edhe atëherë kur emri i zotërisë së tij dhe një dyzine kryeministrash të qindvjetshit shtet shqiptar do të kujtohen mjaft më rrallë e aspak me respekt.
Por ka një gjë edhe më përtej mungesës së respektit që shfaqet e në formën e talljes e cinizmit, në formën e shpërfilljes dhe të vjedhjes së gjësë publike, pa u përgjigjur qoftë edhe një herë të vetme para askujt. Kqyrja e vetvehtes përmbi gjithkënd mbi tokë prej asaj vendkqyrjes së karriges hijerëndë, nuk është modeli i panjohur për ne të qeverisurit e zotërisë së tij. Ky është profili i udhëheqësit autokrat që e njëson pozitën e kryeadministratorit të punëve qeverisëse me sundimtarin. Sikur njerëzit të ishin kolonë të tij. Taborret e këtij kryeministri janë të akuzuar si dëmtorët më të mëdhenj të ekonomisë kombëtare dhe të prosperitetit të vendit.
-Ne kemi bërë teatro e stadiume më shumë se ç'janë bërë për 26 vjet-tha...
Ia tregon Robert Ndrenikës se çka bërë ai për Teatrin...Sa tragjikomike. Në të vërtetë, bëma e vetme e Zotnisë së tij është ajo që Roberti, Mirushi e vërsnikët e tyre e mbajnë mend mirë. Ka qenë atëherë kur Teatrin desh t'ua bënte kullë..., një qasje që vjen vërdallë edhe tani. Aktorët e kanë shprehur këtë shqetësim dhe këmbëngulja e Ministreshës tek projekti i qeverisë, ngjan si detaj regjisorial në një teatër kukullash ku fijet i luan "mjeshtri"...Ndaj dhe duan ta përmbyllin sa më shpejt zërin e protestës së aktorëve dhe sindikatës së tyre.
Nuk e di se ka ndonjë kryeministër tjetër , së paku në Europë, që të ketë dialoguar publikisht me një homologun e vet europian si Kryeministri ynë: "Hajdeni investoni se në Shqipëri nuk ka sindikata që të mërzisin...". I ekzaltuar, se vendin e vet gjasme demokratik nuk ka sindikata që të mërzisin...
Edhe sot, tre vite më vonë e njëjta sjellje vërdalloset.
Një autokraci e frikëshme, një ré e zezë për demokracinë, që unë shpresoj se zëri i kultivuar i aktorëve, në rezonancë me zërin e revoltës që zien, do ta zhdavarisë (shpërndajë) këtë ré.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38