Flash News

KRYESORE

Protesta në Tiranë, shkon në 40 numri i të shoqëruarve

Protesta në Tiranë, shkon në 40 numri i të shoqëruarve

Shkon në 40 numri i të shoqëruarve që morën pjesë në protestën që organoni dje opozita e bashkuar në Tiranë, raporton ‘news 24’.

Që prej pasdites së djeshme, kur dhe u mbyll protesta, policia ka kryer shumë shoqërime jo vetëm në Tiranë, po edhe në rrethe si në Fier, Lezhë dhe Durrës.

Policia i akuzon ata për dhunë në protestë, ndërsa vetëm dje shoqëroi 20 prej tyre.

Pas këtij akti, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë kërkuar t’i takojnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë, por oficerët i kanë ndaluar.

Ky fakt ka shkaktuar tension momente tensioni mes tyre.

Më tej, Noka u shpreh se policia në vend që t’u shërbente qytetarëve, po festonte arrestimin e protestuesve me alkool.

Të fundit