Flash News

KRYESORE

Protesta në Tregun Elektrik, Bashkia tregon si do të transformohet zona: Tregtarëve u kemi ofruar një tjetër vend

Protesta në Tregun Elektrik, Bashkia tregon si do të transformohet

Tregtarët pranë tregut elektrik në Tiranë sot protestojnë kundër vendimit të bashkisë për prishjen e tregut ku ata ushtrojnë aktivitetin.

Në një prononcim për news 24 ata thanë se janë lajmëruar 3 ditë para që të heqin mallrat dhe shtuan se nuk kanë ku t’i çojnë mallrat.

Ndërkohë, zyrtarë nga bashkia e Tiranës i thanë Politiko se në fakt bashkia u ka ofruar një vend tjetër ku mund të tregtojnë në Shkozë, Objekti UPNA.

Zyrtarët sqaruan se në vend të tregut është hartuar një projekt rikualifikimi i zonës që parashikon hapjen e një rruge për banorët.

Po ashtu zyrtarët sqaruan se tregtarët janë njoftuar që në dhjetor të 2019-ës për lëvizjen.

Të fundit