Flash News

KRYESORE

Protesta në Unazë, PD: Policia po ushtron terror ndaj banorëve, arrestoi operatorin që po filmonte

Protesta në Unazë, PD: Policia po ushtron terror ndaj banorëve,

Në zonën e Unazës së Re vijojnë protestat e banorëve kundër prishjes të ndërtesave.

Burime nga Partia Demokratike njoftojnë se në këtë zonë policia po kryen arrestime, duke terrorizuar banorët.

Duke publikuar një foto, PD thekson se është momenti i arrestimit të operatorit të Shijak TV Ledio Guni për arsyen se po filmonte veprimet e policisë.

“E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi.

E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë përkrah banorëve të Unazës së Re, falë protestës dhe vendosmërisë së të cilëve, u zbulua një nga aferat më të mëdha korruptive në vend”, shkruan PD.

Të fundit