Flash News

KRYESORE

Protesta në Unazën e Re, Basha: Po mbledhim të dhëna për këtë aferë korruptive

Protesta në Unazën e Re, Basha: Po mbledhim të dhëna

Prej më shumë se një muaji, banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre për mbrojtjen e shtëpive nga shembja. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar edhe sot në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re.

Basha shprehet se ky ëhstë një projekt fals dhe i pakërkuar, duke shtuar se vjedhja është provuar tashmë nga autoritetet ndërkombëtare që treguan se ky është një tender korruptiv me dokumente të falsifikuara.

“Vendi po vuan pasojat e një qeverisjeje që ka në mendje vetëm grabitjen, me prishjet e shtëpive, me tarifat, me taksat. Njerëzit po varfërohen, ndryshe nga disa njerëz që pasurohen përmes koncesioneve dhe vjedhjeve”, shprehet Basha.

Basha shton se për këtë aferë korruptive nuk ka asnjë të arrestuar, pasi Rama ka zaptuar prokurorinë me Arta Markun. Gjithashtu, kreu i opozitës shton se po mbledhin të dhëna dhe dokumenta që vërtetojnë aferën korruptive të Unazës së Re.

Qytetarët po protestojnë në të gjithë vendin për kauza të ndryshme si tarifat, kompensimet e shtëpive, çmimi i naftës, kushtet e punës së minatorëve, etj.

 

Të fundit