Flash News

KRYESORE

Protesta para Apelit në Shkodër, deputeti i PD: “Punë k... është bërë kjo punë”

Protesta para Apelit në Shkodër, deputeti i PD: “Punë k...

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar protestën e sotme para Gjykatës së Apelit në Shkodër, nga ku pritet të merret vendimi për 11 kuksianët e lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e TIranës.

Deputetë të opozitës i janë bashkuar protestës dhe kanë theksuar se do jenë në mbështetje të tyre deri në lirimin e protestuesve.

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat, para nisjes së seancës gjyqësore ironizoi me deklaratën e djeshme të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur tha se “Nuk ka bir nëne dhe bir ku**e që të më ndalojë”.

“Këtu janë 11 bij nënash që janë në burg padrejtësisht. Ndërkohë që ca bij të tjerë, pavarësisht parave që kanë bërë, bëjnë si të ndershëm mes parlamentit. Ata që flasin si bij k...të, Edi Rama e Saimir Tahiri, punë k... është bërë kjo punë. Kurse këta janë në hall të vet, për 13 mijë lekë për të hyrë në shtypi”, u shpreh Salianji.

Kujtojmë në se në protestë dhe në sallën e gjyqit të pranishëm janë edhe deputetët Edi Paloka, Edmond Spaho, Nora Malaj, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Të fundit