Flash News

KRYESORE

Protesta para komisariatit, Policia e Tiranës ndalon studiuesen e njohur amerikane

Protesta para komisariatit, Policia e Tiranës ndalon studiuesen e njohur

Protesta kundër arrestimit të 23 personave që ishin pjesë e protestës në Rrugën e Kombit kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Ndonëse protesta ka qenë e qetë, një incident ndodhi pasditën e sotme pasi pedagogia dhe studiuesja e njohur amerikane Lory Amy, u ndaluar nga policia e Tiranës dhe aktualisht gjendet në komisariatin numër 3, pavarësisht se nuk kishte lidhje me protestën.

Sikurse ka bërë vetë me dije, në komisariat i kanë thënë që ajo nuk është e arrestuar, por njëkohësisht nuk mund të largohet.

Zonja Amy, e cila është pedagoge në Universitetin Jugor te Xhorxhias, ndodhet në Tiranë për studimin e saj lidhur me krimet e komunizmit.

Krejt rastësisht ajo është gjendur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po familjarët e të arrestuarve në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre.

Sikurse vetë ka pohuar në telefon për Opinion.al , zonja ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik.

Zonja Amy është afruar tek policët duke u kërkuar  që t’i orientojnë makinat që në hyrje të rrugës e të mos i lejojnë të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar.

Atëherë zonja ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën, sepse është e bllokuar.

“Dukej sikur policisë i interesonte ky kaos”, ka thënë zonja Amy. Ata janë afruar dhe i kanë kërkuar të largohet, por pasi ajo ka refuzuar, policët kanë vendosin ta shoqërojnë në komisariat, sikurse shihet edhe në videot e fotot  më poshtë.

Të fundit