Flash News

KRYESORE

Protesta para Kuvendit, të rinjtë: Këshillat Studentore nuk mund të marrin në dorë protestën

Protesta para Kuvendit, të rinjtë: Këshillat Studentore nuk mund

Sot është dita e 16-të e protestës së studentëve, të cilët kërkojnë arsim më cilësor dhe tarifa më të ulta.

Protesta sot është zhvendosur para Kuvendit, ku po zhvillohet edhe seanca plenare në të cilën merr pjesë edhe opozita.

Sot, studentët kanë falenderuar të gjithë qytetarët që i janë bashkuar  protestës, por iu kanë bërë apel që të respektojnë kauzën dhe të mos devijojnë në thirrjet e tyre.

Nga ana tjetër studentët shprehen se Këshillat Studentore apo universitetet private nuk mund të marrin në dorë protestën, pasi fillimit këshillat deri tani kanë qenë inekzitentë.

“Ata po bëjnë thirrje për protestë mbarëkombëtare. I kanë dhënë vetes kompetenca që nuk ua ka dhënë askush dhe nuk mund të na përfaqësojnë. Grisja e peticionit nuk ishte gjest i këndëshm sepse ato firma nuk do përdoreshin për asgjë të keqe”, shprehet një studente.

Të fundit