Flash News

KRYESORE

Protesta për Klodiana Lalën, gazetarja interviston bashkëshortin: Kërkoj ndjesë por ja pse e zgjodha

Protesta për Klodiana Lalën, gazetarja interviston bashkëshortin:

Pasditen e sotme gazetarë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën para godinës së kryeministrisë në një protestë në mbështetje të gazetares Klodiana Lala.

Protesta u transmetua live nga disa televizione, ndërsa në një moment, gazetarja e ‘Report Tv’, Esiona Konomi i është drejtuar bashkëshorti të saj, gazetarit Armand Bajrami, i cili ishte pjesë e protestës, ku i kërkoi opinionin e tij në lidhje me sulmin ndaj koleges Lala.

Në fund të intervistës, Konomi kërkoi ndjesë për faktin se intervistoi bashkëshortin por tha se e zgjodhi për t’i marrë mendimin duke pasur parasysh njohjen e tij me kolegen Klodiana Lala.

“Kërkoj ndjesë që në këtë rast mu desh të intervistoj bashkëshortin tim por e zgjodha për shkak të marrëdhënieve shumë të ngushtë, disa vjeçare me kolegen Lala e cila ka përjetuar sot këtë ngjarje të rëndë”, sqaroi gazetarja Esiona Konomi.

Të fundit