Flash News

KRYESORE

Protesta për Rrugën e Kombit, Aleksandër Çipa kundër qeverisë: Rama ka marrë rolin e një gjobëvënësi

Protesta për Rrugën e Kombit, Aleksandër Çipa kundër

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në "Tonight" ka thënë se i ka përcjell me shqetësim atë që ndodhi në Rrugën e Kombit, duke theksuar se ky është momenti kur shteti merr atributet e një gjobëvënësi.

E kam parë me shqetësim sepse duket se krijohet një marrëdhënie shumë komplekse midis të drejtës së qytetarit dhe shtetit në shërbim të qytetarit. Kur shteti merr atributet e një gjobëvënësi duke mos marrë në konsideratë asgjë nga të ardhurat ditore dhe e drejta e lëvizjes në territorin e vet”, ka pohuar fillimisht Çipa.

Nga ana tjetër, ai fajësoi direkt kryeministrin Rama se nuk është konsultuar me grupet e interesit para se të merrte këtë vendim.

Qeveria ka përgjegjësi. Në deklarimet e kryeministrit ka pasur dy momente, një mea-culpa dhe e dyta mos njohjen e plotë të projektit. Nuk u konsultua me grupet e interesit. Kjo është një çështje që duket se ka një problem me projektin”, ka shtuar gazetari Çipa.

Ndërkohë, qytetarët dhe shoqëria civile vijojnë protestat para Komisariatit të Policisë në Tiranë, ku kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve.

Të fundit