Flash News

KRYESORE

Protesta për “Rrugën e Kombit”, reagon Arta Marku: Prokuroria bashkëpunim me policinë

Protesta për “Rrugën e Kombit”, reagon Arta Marku:

Pas protestës së banorëve të Kukësit ditën e sotme, e cila u shoqërua dhe me dhunë e incidente; ku mbetën të plagosur rreth 14 persona, ka reaguar prokurorja e përgjithshme e përkohëshme Arta Marku.

Teksa Marku u uron shërim të shpejtë të dëmtuarve, shprehet se Prokuroria e Përgjithshme po bashkëpunon me Policinë e Shtetit për vënien parpara përgjegjësisë, shkelësit e ligjit.

Deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë

Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë.

Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.

Kryeprokurorja znj.Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit