Flash News

KRYESORE

Protesta për Rrugën e Kombit zhvendoset në Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Protesta për Rrugën e Kombit zhvendoset në Tiranë,

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sot pasdite para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e 24 personave të arrestuar në Kukës për përleshjet e shkaktuara të shtunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit, të cilët janë transferuar në kryeqytet për të shmangur  incidentet me familjarët e tyre në Kukës.

“Shkoni arrestoni kriminelët dhe lironi qyetetarët e thjeshtë të shohin punën e tyre”, tha një përfaqësues i shoqërisë civile. Po ashtu, përfaqësuesit kërkuan një takim me drejtorin e policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziun por kërkesa e tyre nuk është pranuar ende nga kreu i policisë.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se numri i personave ndaj të cilëve është nënshkruar urdhër-arresti nga organi i hetimit është 36. Ata akuzohen për dhunim të pronës publike, kundërshtim të forcave të rendit.

Të fundit