Flash News

KRYESORE

Protesta për Teatrin, pedagogu: E vetmja formë që na mbetet është rezistenca fizike

Protesta për Teatrin, pedagogu: E vetmja formë që na mbetet

Një ditë pas marshimit, artistët dhe qytetarët janë mbledhur sërish tek sheshi i Teatrit për të kundërshtuar shembjen e godinës. Në fjalën e tij, pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, paralajmëroi se nëse qeveria do të bëjnë ndonjë lëvizje, sipas tij, të pakontrolluar atëherë rezistenca fizike është e ajo e cila mund ta ndali.

Goci tha se rezistenca fizike nuk është dhunë.

“Çfarë ndodh nëse qeveria me njerëzit e vet do të bëjë ndonjë lëvizje të pakontrolluar. Unë them e vetmja formë është rezistenca fizike. Rezistenca fizike nuk është dhunë. Rezistenca fizike është që ne të vijomë të gjithë këtu, të uzurpojmë teatrin dhe në qoftë se ai e shtynë këtë unë them që kjo do kalojnë në rezistencë fizike dhe nuk ka shans të afrohet te teatri. Kjo është e prerë”, u shpreh pedagogu Ervin Goci.

Të fundit