Flash News

KRYESORE

Protesta përballë llogaridhënies, qytetarët zgjedhin Bashën para Ramës

Ditën e nesërme opozita do të mbajë një protestë në Tiranë ndërkohë që kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në turin e ‘Llogaridhënies publike’ në Berat e Skrapar.

Por para kësaj ‘përplasjeje’, Basha dhe Rama janë ‘përplasur’ pasditen e sotme pasi në orën 18:00 të dy ishin live në Facebook, Basha duke takuar qytetar në Tiranë për t’i ftuar ata në protestën e së shtunës ndërsa Rama ishte në Kuçovë për ‘Llogaridhënies publike’.

Si Basha, ashtu edhe Rama e transmetonin aktivitetin e tyre në rrjetin social Facebook, por ajo që ndryshonte ishte numri i ndjekësve. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme numri i ndjekësve të Bashës është më i lartë se ai i kryeministrit Rama. Krahasimi i numrit të ndjekësve tek të dy politikanët është bërë në të njëjtin moment.

Të fundit