Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Protesta/ Qeveria shqiptare e fundit në rajon për shpenzimet në arsim, buxheti do ulet në tre vitet e ardhshme
Studentët u organizuan sot në mënyrë masive për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar uljen e tarifave të larta që paguajnë në universitete, si dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.
Gjatë kohës që studentët protestonin jashtë dyerve të institucionit, brenda në godinë, ministrja Lindita Nikolla fliste për investimet në rritje të qeverisë ku ajo bën pjesë për arsimin e lartë. Nikolla pretendoi gjithashtu se tarifat nuk janë rritur për studentët.
Por këto deklarata të ministres Nikolla nuk janë në përputhje me planifikimin afatmesëm të Ministrisë së Financave, ku rezulton se shpenzimet e qeverisë për sektorin e arsimit do të ulen në tre vitet e ardhshme. Nga 3.1%-3.3% e PBB-së që shpenzohet aktualisht për arsimin në Shqipëri, kjo shifër do të zbresë në 3% në vitet 2020 dhe 2021.
Ende pa u aplikuar kjo zbritje, Shqipëria renditet gjithsesi e fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit, pasi në shtetet fqinje shpenzimet arrijnë deri në 4.5% të PBB-së.
Këtë shqetësim e ka ngritur edhe Partia Demokratike në analizën për buxhetin e vitit 2019-të. Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se “tarifa e arsimit është rritur me 30%” dhe se nuk ekziston asnjë stimul për arsimin profesional.
Politiko.al raportoi në muajin gusht të këtij viti për braktisjen e të rinjve nga politikat qeveritare. Në një kohë kur 79% e të rinjve kërkojnë të braktisin vendin, qeveria në vitin 2017-të nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë.