Flash News

KRYESORE

Protesta rikthehet më 7 janar, studentët prezantojnë kërkesat

Protesta rikthehet më 7 janar, studentët prezantojnë

Pas pushimeve për festat e fund-vitit, studentët do të rikthehen të protestojnë sërish më 7 Janar.

Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk jane pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.

Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar:

  1. Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master).
  2. Rritjen në 50% të peshës së votës studentore.
  3. Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike.
  4. Ndalimin e financimit publik të universiteteve private.

Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Të fundit