Flash News

KRYESORE

Protesta sot pasdite, ish-deputetët: Sistemi ka rënë! Ai duhet ringritur!

Protesta sot pasdite, ish-deputetët: Sistemi ka rënë! Ai duhet

Opozita ka paralajmëruar sot një tjetër protestë kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijmin e një qeverie të shkëputur nga lidhjet me krimin, si dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Protesta do të nisë në kryeqytet në orën 18:00.

Ndërkohë, ish-deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehen se sistemi në Shqipëri ka rënë dhe duhet ringritur.

“Qeveria e vrau parlamentarizmin! Ajo neutralizoi të drejtën e ankimimit të opozitës ndaj shkeljeve kushtetuese me ligje të miratuara arbitrarisht me forcën e kartonit. Sepse nuk ka më "kontroll dhe ekuiliber" sepse institucionet garante të ketij mekanizmi thelbësor dhe demokratik u nxorrën jashtë loje. Sepse kemi krim elektoral, të zbuluar dhe të denoncuar, por të pa hetuar dhe ndëshkuar! Pra pushteti ka kapur shtetin dhe vetë sistemin! Opozita kërkon nxjerrjen e vendit nga "State Capture" apo çlirimin e tij nga modeli "Shteti jam unë". Prandaj ringritja e sistemit me institucione garante dhe të balancuara, është thelbi i krizes që pret sot zgjidhje”, shkruan ndër të tjera Edmond Panariti.

Ndërsa profesor Shezai Rrokaj shprehet: “Është koha për të folur shqip me qytetarët. Shqip për një plan kombëtar edhe për luftën kundër krimit dhe drogës që po shkon deri në shkolla. Të flasim shqip dhe për sistemin fiskal, për taksën e sheshtë apo progresive, por edhe se si do të mënjanohet informaliteti, evazioni fiskal, në mënyrë që shteti të jetë funksional për të gjithë. Si mund të vazhdohet ende me idenë se qeveria është gjenerator vendesh pune kur marrëdhënia e punës krijohet në treg dhe tregu është privat? Flitet për reforma në sektorë të ndryshëm prodhues, për gjenerim të vendeve të punës, por nuk flitet qartë për një sistem që të lidhë në mënyrë shproporcionale sistemin e taksimit me sistemin e punësimit (rritet ose ulet taksa nëse fitimin e (ose nuk e) konverton në zhvillim kapitali e vende pune). Është pra koha për të folur shqip mes nesh. Këtë duan njerëzit. T’u themi shqip qytetarëve se së bashku mund t’ia dalim të ngrihemi si feniksi nga hiri vet. Por për këtë ta fillojmë duke folur shqip. Sakaq, “fugit irreparabile tempo!”

Të fundit