Flash News

KRYESORE

Protesta, studentët shtojnë edhe një kërkesë në listë

Protesta, studentët shtojnë edhe një kërkesë në

Nga sot, studentët shtojnë edhe një kërkesë të radhës në listën e tyre.

Veç tetë kërkesave të artikuluara deri më tani, sot studentët kanë shtuar edhe një tjetër, që ka të bëjë me heqjen e procedimeve për 25 personat pjesëmarrës në protestë.

Sipas policisë, personat e proceduar, mes tyre Edmond Tupja dhe Edmond Dragoti kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm.

Pas këtyre masave penale, studentët kërkojnë edhe heqjen e procedimeve për 25 personat, duke u renditur kështu në total nëntë kushte që qeveria duhet të plotësojë.

8 kërkesat e tjera të studentëve:

1.Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Të fundit