Flash News

KRYESORE

Protesta të dhunshme në Indi, 25 të vdekur, mbi 200 të plagosur

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur si pasojë e protestave të dhunshme në Indi.

Protestat nisën pas shpalljes fajtor të një mësuesi i cili akuzohej se ka përdhunuar dy gra në selinë qendrore të sektit të tij.

Dhuna shpërtheu në të gjithë qytetin Haryana të Indisë veriore ku mijëra qytetarë protestuan kundër vendimit dhe sulmuan gazetarët që mbulonin gjyqin. Sipas “Reuters”, protestuesit kanë sulmuar stacione hekurudhore, policinë dhe televizionet.

 

 

 

Të fundit