Flash News

KRYESORE

Protesta te Kryeministria, gazetari i Report Tv pranon gjatë transmetimit: Edhe unë jam kërcënuar...

Protesta te Kryeministria, gazetari i Report Tv pranon gjatë transmetimit:

Në ambientet përpara Kryeministrisë është duke u zhvilluar një protestë nga gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për t’u sensibilizuar me kolegen Klodiana Lala.

Një prej kolegëve i pranishëm në protestë, Arsen Rusta, gazetar i ‘Report Tv’, ka deklaruar gjatë transmetimit në ‘News 24’ se edhe ai vetë është kërcënuar në disa raste. I pyetur nëse mund ta bëjë publik rastin, Rusta theksoi se sot nuk është dita dhe kjo nuk ka të bëjë me mungesën e forcës.

“Nuk është dita sot. Nuk është për mungesë force, por për të vazhduar këtë profesion. Ka ndodhur në harkun kohor nga muaji janar e këtej. Nuk ka të bëjë thjeshtë me Klodin apo Arsenin”, tha gazetari Arsen Rusta.

Të fundit