Flash News

KRYESORE

Protesta te ‘Unaza e Re’, Ambasada Amerikane kërkon nga qytetarët e saj të tregohen të kujdesshëm

Protesta te ‘Unaza e Re’, Ambasada Amerikane kërkon nga

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka shpërndarë qytetarëve të saj që jetojnë në Shqipëri që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin zonën e ‘Unazës së Re’.

“Personelit të Ambasadës së SHBA-së dhe familjarëve u këshillohet të monitorojnë mediat lokale dhe të shmangin Unazën e Tiranës dhe zonat e tjera në qytet kur ka informacion se po zhvillohet demonstratë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.

Banorët e ‘Unazës së Re’ po protestojnë për më shumë se 20 ditë kundër planit të qeverisë për të prishur banesat e tyre si pasojë e zgjerimit të rrugës. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë dhe jo vetëm një qira tre vjeccare.

Kërkesat e banorëve janë mbështetur edhe nga ‘Zëri i Amerikës’.

Të fundit