Flash News

KRYESORE

Protesta tek ‘Astiri’, Rama reagon që sot për një gjë që do thotë të enjten

Për protestën e banorëve të zonës së ‘Astirit’ banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të ‘Unazës së Madhe’, ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se ai e di pse protestohet por shton se sqarimet nuk bëhen përmes një postimi dhe se për këtë çështje do flas të enjten në Kuvend.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s'thuhet me një tweet,meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”, shkruan Rama.

Por nuk dihet se pse kryeministri njoftoi që sot, për një gjë që s’do e thotë sot por të enjten.

Të fundit