All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Protesta zhvendoset në Uashington e Bruksel, Basha drejt Amerikës

Protesta zhvendoset në Uashington e Bruksel, Basha drejt Amerikës
All - Paragraf - 1

Zhvilllimet e protestës së opozitës marrin një kthesë të re. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të niset nesër për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita disaditore në Uashington do të jetë një tur i hapur kontaktesh, takimesh e lobimi me anëtarë të Senatit, Dhomës së Përfaqësuesve, dhe zyrtarë të administratës amerikane.

All - Paragraf - 3

Afërmendsh, takime do të kenë në qendër protestën e opozitës, kapërcimin e krizës politike dhe, në finale, garancitë dhe shqetësimet për zgjedhjet, të cilat janë të rrezikuara, sipas opozitës. Basha do t'u paraqesë miqve amerikanë edhe arsyet e kushtit të tij maskimal, qeverisë teknike.

Pas kthimit nga Uashingtoni, lideri i demokratëve do të ketë një tur takimesh në Bruksel, ku është i ftuar në mbledhjen e Partive Popullore Europiane.

Të fundit