Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Protestat/ Berisha nxjerr mesazhin e Ramës për policët: “Do merrni detyrimet e prapambetura. Jo vetting”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh ku pretendohet se kryeministri Edi Rama është vënë në presion nga mbështetja që protesta e opozitës po merr nga efektivët e policisë. I gjendur në këtë situatë, sipas Berishës, Rama ka vendosur t’u japë policëve të gjitha detyrimet e prapambetura dhe t’i përjashtojë nga procesi i vetting-ut.
Pak javë më parë u njoftua se policët nuk do të paguheshin për orët shtesë, për shkak se mungon buxheti, por ato do të zëvendësohen me ditë pushimi.
Reagimi i Sali Berishës:
Policët brohorasin rroftë protesta!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.
“Ne whatsapp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
- Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
- Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”
Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.