Flash News

KRYESORE

Protestat e "Jelekëve të Verdhë" në Bruksel shoqërohen me incidente

Protestat e "Jelekëve të Verdhë" në Bruksel

Protestat e "Jelekëve të Verdhë" në Bruksel janë shndërruar në incidente mes demonstruesve që  kanë hedhur sende mbi policinë dhe uniformave blu që përdorën sprej me piper në drejtim të tyre.

Krahas qindra protestuesve me jelekë të verdhë që demonstronin kundër padrejtësive shoqërore, kishte edhe njerëz të veshur me bluza të zeza me kapelë.

Njësitet e policisë me kalë, patrullonin rreth qendrës historike të Brukselit ku dhe u përplasën me protestuesit në zona të ndryshme të qytetit

Belgjika sot organizoi zgjedhje të përgjithshme, ndërkohë që paralelisht u mbajtën edhe zgjedhje në të gjithë Bashkimin Evropian për Parlamentin e Unionit.

Selia e BE-së është e vendosur afër vendit ku ndodhën përleshjet.

Të fundit