Flash News

KRYESORE

Protestat e ‘jelekëve të verdhë’, shtyhet ndeshja e kampionatit francez

Protestat e ‘jelekëve të verdhë’, shtyhet ndeshja e

Ndeshja e së shtunës në kampionatin francez mes Paris Saint-Germain e Montpellier në Parc des Princes, është shtyrë për shkak të protestave që kanë përfshirë kryeqytetin francez.

Rreth 36,000 persona dolën në protestë të shtunën e kaluar dhe Parisi është në kaos, me qindra të arrestuar deri tani, ndaj policia nuk merr përsipër aktivizimin e aktiviteve sportive në kryeqytetin francez.

Policia ka përdorur gaz lotjsellës dhe përplasjet nëpër Paris kanë qenë të dhunshme, me makina të djegura, dyqane të shkatërruara dhe statuja të masakruara, ndërsa deri tani kanë mbetur të vdekur 3 persona.

PSG u ndal në Bordeaux javën e shkuar, pas startit me 14 fitore rresht në kampionat, ndërkohë që ka 14 pikë avantazh nga Montpellier.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të vizitojë Strasbourg-un të mërkurën.

Të fundit