Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Protestat e opozitës, Fleckenstein: Demonstratat nuk ndikojnë në raport, janë pjesë e demokracisë
Protestat opozitës së bashkuar e zhvilluar për më shumë se dy orë në 4 akse kryesore nacionale në vend janë komentuar edhe nga eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein.
Nga zyra e delegacionit të BE në Tiranë, Fleckenstein deklaroi se protestat janë pjesë e demokracisë dhe se demonstrata të tilla nuk ndikojnë në raportin e Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.
“Një demonstratë nuk ndikon në raport, e diskutuam këtë dhe dje. Demonstratat duhet të jenë, protestat janë pjesë e demokracisë, por kur përfshihet dhuna është një gjë që nuk bëhet”, u shpreh eurodeputeti gjerman para gazetarëve, i cili shtoi se BE pret një rekomandim të qartë për hapjen e negociatave
"Jemi në pritje të raportit të Komisionit. Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete. Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë. Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani”, tha eurodeputeti.