Flash News

KRYESORE

Protestat e opozitës lajm kryesor në Euronews: Kërkohet dorëheqja e kryeministrit të vendit

Rrjeti më i rëndësishëm europian, Euro News ka rikthyer sërish në vëmendje të teleshikuesve dy protestat e opozitës, organizuar më 16 dhe 21 shkurt në kryeqytet. Në një kronikë, pa koment por të shoqëruar me një përshkrim të shkurtër, ‘Euronews’ thekson se mbështetësit e opozitës kërkojnë largimin e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

“Mbështetësit e opozitës thyen të dielën (16 shkurt) një kordon policor dhe filluan të sulmonin dyert e selisë së Kryeministrit Edi Rama në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Ata hodhën bomba benzine dhe flakë në përpjekjet e tyre për t’iu shmangur policëve. Protestuesit po i bëjnë thirrje Ramës të japë dorëheqjen nga një plan skandalos për të ndërtuar një rrugë unazore rreth kryeqytetit”, shkruan ‘Euronews’.

Protesta e opozitës gjeti pasqyrim të gjërë në mediat gjermane dhe italiane,megjithëse nuk arritën ta transmetonin direkt për shkak të ndërprerjes së sinjalit telefonik nga AKEP me kërkesë të policisë.

 

Të fundit