Flash News

KRYESORE

Protestat kundër vendimit të Trump për Jerusalemin, një i vdekur

Protestat kundër vendimit të Trump për Jerusalemin, një i

Vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit ka shkaktuar viktimën e parë. Një 30 vjeçar është vrarë nga ushtria izraelite gjatë protestave që kanë përfshirë territoret e Izraelit dhe Palestinës.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka konfirmuar se viktima është Mahmoud al-Masri, i cili është vrarë në Rripin e Gazës kur po protestonte kundër vendimit të Trump.

Me qindra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve me ushtrinë dhe policinë e Izraelit.

Vendimi i Trump ka shkaktuar zemërim te palestinezët dhe arabët, si dhe është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina.

Të fundit