Flash News

KRYESORE

Protestat/ Maja Koçijançiç: Nuk do të ketë ‘Pranverë Ballkanike’

Protestat/ Maja Koçijançiç: Nuk do të ketë

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Federica Mogherinit, ka komentuar protestat që po zhvillohen në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi, duke theksuar se bojkoti i Parlamentit është i papranueshëm dhe se nuk do të ketë një ‘Pranverë Ballkanike’.

“Protetat në këto shtete kanë karakteristikat e tyre dhe situatat nuk duhet të krahasohen”, ka thënë Koçijançiç.

Edhe pse pas këmbënguljes së gazetarëve pranoi se këto protesta kanë disa elemente të përbashkët, sërish Koçijançiç u përpoq të bënte dallimin midis tyre.

Protesta janë duke u zhvilluar aktualisht në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe Bullgari, ku qytetarët dhe partitë opozitare po kundërshtojnë korrupsionin e lartë që arrin në nivelet kryesore shtetërore.

Të fundit