Flash News

KRYESORE

Protestat në Athinë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Protestat në Athinë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Policia greke ka arrestuar 11 persona për protestat e dhunshme të organizuar ditën e djeshme në Greqi. Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve janë edhe 3 minorenë, një me shtetësi shqiptare, njëri më shtetësi rumune dhe një tjetër me shtetësi italiane.

Gjatë mbrëmjes së djeshme protesta të shumta u zhvilluan në Athinë për në 9-vjetorin e vrasjes së Aleksis Grigoropulos. Më e prekur nga dëmet ishte lagjja “Eksarhia”.

Antiqeveritarët pas demonstratës në qendër u drejtuan në rrugën ku u vra Grigoropulos dhe sulmuan me bomba molotov edhe gazetarët.

Aleksandros Grigoropulos, humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në kryeqytetin grek 9 vjet më parë. Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

Të fundit