Flash News

KRYESORE

Protestat në Mal të Zi, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit dhe drejtuesit të ‘Krimeve të Rënda’

Protestat në Mal të Zi, qytetarët kërkojnë

Në javën e katërt të protestave anti-qeveritare, në Mal të Zi nuk po kërkohet vetëm dorëheqja e presidentit Milo Gjukanoviç dhe kryeministrit Dushko Markoviç, por edhe e drejtuesve të lartë të prokurorisë.

Në protestat masive që po zhvillohen Podgoricë, Budva, Zeta and Nikshiq, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Ivica Stanković, Prokuror i Përgjithshëm, dhe të Milivoje Katnić, drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda.

E njëjta kërkesë për dorëheqje i është drejtuar edhe drejtorit të Televizionit Publik të Malit të Zi.

Me thirrjet “shteti jemi ne”, protestuesit akuzojnë drejtuesit e prokurorisë se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj zyrtarëve më të lartë, të provuar së fundmi se janë përfshirë në skandale korruptive.

Ata i kanë bërë gjithashtu thirrje opozitës që të dalë nga Parlamenti dhe bojkotojë zgjedhjet, deri sa personat e sipërpërmendur të dorëhiqen nga detyrat që mbajnë.

Shkak për protestat janë bërë disa deklarime të një oligarku të fuqishëm malazez, Dusko Knezevic, i cili prej dekadash ka qenë mik i ngushtë i presidentit. Por tani që ka prokuroria ka nisur hetimet për pastrim parash ndaj Knezevic, ai ka nisur të publikojë të dhëna për përfshirjen e Gjukanoviçit në afera korruptive, pasi e akuzon se po sponsorizon hetimet.

Këto janë protestat më masive në Mal të Zi, që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2006.

Të fundit