Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Protestat në sheshin ‘Skënderbej’, reagon Avokati i Popullit: Policia e Shtetit të evitojë reagimet ekstreme
Në lidhje me protestat e shoqërisë civile në sheshin “Skënderbej” ku pati dhe përplasje me policinë - ka reaguar dhe Institucioni i Avokatit të Popullit . Në reagimin zyrtar, thuhet se Policia e Shtetit duhet të evitojë reagimet ekstreme.
Sipas Avokatit të Popullit, policia duhet të konsiderojë çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve - përfshirë dhe protestat.
Gjithashtu, thirrja u drejtohet dhe qytetarëve që të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajte rregullat dhe protokollin për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Reagimi i plotë i Avokatit të Popullit:
Institucioni I Avokatit të Popullit ka mësuar me shqetësim rreth zhvillimeve të ditës së sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një grup qytetarësh protestues janë përballur me forcat e Policisë së Shtetit.
Edhe pse Avokati I Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë.
Gjatë gjithë periudhës së ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme me rastin e luftës kundër pandemisë globale të Covid-19, institucioni I Avokatit të Popullit ashtu si edhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare ka bërë thirrje që autoritetet shtetërore të kenë kujdes për të kufizuar me proporcionalitet të drejtat civile të cilat preken gjatë masave të jashtëzakonshme.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë hetimin e rastit ndërkohë që 7 nga 12 personat e shoqëruar po procedohen në gjendje të lirë.
Gjithashtu, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin edhe për rastin e dy të shoqëruarve Sazan Guri dhe Klajdi Bello.
Institucioni i Avokatit të Popullit gjen rastin t'u bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajtje të gjithë rregullat e protokollit për kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e transmetimit të këtij infeksioni të rrezikshëm.
Megjithatë, Avokati i Popullit fuqimisht u bën thirrje autoriteteve shtetërore, gjegjësisht strukturave të Policisë së Shtetit që të evitojnë reagimet ekstreme, të ruajnë proporcionalitetin dhe të marrin në konsideratë me respekt çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes së opinioneve të tyre apo të drejtës për të protestuar apo manifestuar pakënaqësitë e tyre.